Ja emrat e zv-ministrave të BDI-së


Bashkimi Demokratik për Integrim është në fazën e fundit për të rrumbullaksuar edhe eshalonin e dytë dhe të tretë në qeverinë “Zaev 2”.

Siç mëson ekskluzivisht portali TetovaSot BDI ka vendosur që si Zv/ministër i MPB-së do të jetë Nazim Bushi nga komuna e Çairit një kuadër i dëshmuar i cili deri tani ka qenë drejtor i Bordit të Telekomit. Si zv-ministër i Shëndetësisë do të jetë Ilir Hasani nga komuna e Kumanovës- Likovës një specialist i përkryer në fushën e mjekësisë i cili deri tani ka qenë drejtor në TORALIUC – drejtues i Klinikës për Traumatologji dhe sëmundje ortopedike.

Si zv-ministër i Drejtësisë do të jetë Agim Nuhiu nga komuna e Tearcës i cili ka drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme si zv.ministër i Transportit do të jetë Bekim Rexhepi një kuadër i komunës së Sarajit ish anëtar i Këshillit Gjyqësor Republikan dhe si zv/ministër i Mbrojtjes do të jetë Bashkim Hasani nga Gostivari i cili deri tani ka qenë zv.drejtor i Policiës Financiare. Ndryshe Bashkimi Demokratik pritet që ditëve në vijim të përfundojë edhe me emrimet e drejtorëve në drejtoritë që i kanë takuar asaj në qeverinë Zaev 2./TS/