Babai i djalit 10-vjeçar që u shtyp tragjikisht nga një autoambulancë në Kakavijë, Nik Ndoi deklaroi për emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’ se nuk ka marrë asnjë ndihmë financiare nga shteti për të përballuar shpenzimet e ceremonisë mortore.
Ndonëse kryeministri Edi Rama deklaroi përmes një statusi në rrjetet sociale në 17 gusht se qeveria kishte vendosur që t’i akordonte familjes së vogëlushit një shumë prej 500.000 lekësh të reja, babai i viktimës pohon krejt të kundërtën. Babai i 10-vjeçarit tha se shpenzimet i ka përballuar vet bashkë me familjarët e tij, madje shtoi se askush nuk është interesuar që ta marrë më në pyetje.