Edhe sot , ashtu siç ishte paralajamëruar, qytetarë të shumtë bllokuan të gjitha hyrje daljet në qytetin e Tetovës.
Pamjet në vazhdim që ekipi FOL-it, arriti ti regjistrojë janë nga pika tek rrethrrotullimi ”Korner”. Poashtu ekipi ynë arriti të siguroj edhe pamje të bllokimit të rrugës Industriale, ku makina të shumta mbetën të bllokuara për rreth një orë.
Nga këshilli organizativ i protestave thonë se protestat do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme dhe njëherit kerkojnë nga organet kompetente mos bëhen të shurdhëra ndaj kërkesave tona , sepse në të kundërtën protestat do të përshkallëzohen dhe radikalizohen.
Për protestën e rradhës, organizatorët thonë se do të lajmërojnë me kohë.