Ja sa para shtesë kërkon OKB për vaksinën anti-COVID

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka kërkuar 35 miliardë dollarë shtesë, përfshirë 15 miliardë dollarë gjatë tre muajve të ardhshëm, për programin Accelerator ACT të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të inkurajuar zhvillimin e vaksinave, trajtimeve dhe diagnostikimeve kundër Covid-19.
Rreth 3 miliardë dollarë janë akorduar deri më tani, tha Guterres në një konferencë të enjten.

Mbështetja financiare deri më tani ka mbetur prapa arritjes së synimeve, pasi shtetet ose qeveritë, përfshirë Bashkimin Evropian, Britaninë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara, janë përqendruar në programet e tyre të ndihmës.
Shuma totale e kërkuar prej 38 miliardë dollarësh është më e lartë se shuma e paralajmëruar prej 31.3 miliardë dollarë dhe për herë të parë përfshin fonde shtesë për sistemet shëndetësore, përveç vaksinave, terapisë dhe diagnostikimit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka premtuar 400 milionë euro në mbështetje të vaksinës Covax.