Monitoruesit e KE-së të hënën mbërrijnë në Shkup

Nga 18 deri më 20 qershor në Shkup mbërrin një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për dialog postmonitorimi me Republikën e Maqedoninë.

Siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i APKE-së, deputetët Liz Kristofersen nga Norvegjia dhe Valeriu Giletçi nga Moldavia pritet të takohen me kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski, me anëtarë të Parlamentit, drejtuesit e partive politike, me prokuroren speciale publike Katica Janeva, me gjykatës, përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe përfaqësues diplomatikë në vend.

Të hënën Kristofersen dhe Giletçi në Parlament do të takohet me Betiane Kitev, shef i Delegacionit të Kuvendit të Parlamentit të Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).

Bisedimet do të fokusohen kryesisht në zhvillimet që nga Raporti i fundit i vizitës së përfaqësuesve të APKE-së në maj të vitit 2017 me një fokus të veçantë në gjyqësor dhe në progresin e përgjithshëm të vendit në mënyrë që të përmbushë detyrimet e saj në Këshillin e Evropës.

Kristofersen dhe Giletçi do të mbajnë një konferencë për shtyp gjatë ditës së fundit të vizitës së tyre në Shkup, më 20 qershor.