Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth raportimeve në media dhe deklaratës së ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i heqin vizat për qytetarët e Kosovës së shpejti.
Hoti është pyetur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ku qëndron e vërteta rreth liberalizimit të vizave nga SHBA’ja, teksa i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump i ka cilësuar lajmet të pavërteta.
Ai ka thënë se duhet ta ruajë “diskrecionin e plotë të bisedave” që ka zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë.
“Nuk mund të them asgjë”, është shprehur Hoti.