Maqedonia barazon me Gjeorgjinë


Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka barazuar 1:1 në Tbilisi ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Përfaqësuesja e vendit u ndëshkua në minutën e 13-të me Tornike Okriashvili që çoi Gjeorgjinë në epërsi 1:0, ndërkohë barazimi erdhi në minutën e 13-të, pas një aksioni të bukur dhe një asistim fenomenal të Pandevit për Ristovskin që finalizoi aksionin në gol.

Maqedonia kishte forcë për të kërkuar edhe golin e dytë, por ndëshkimi me karton të kuq për Visar Musliun në minutën e 64-t, hendikepoi përfaqësuesen e vendit, duke lënë me 10 lojtar në fushë.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe të dyja përfaqësueset u ndanë me nga një pikë nga ky takim.