Vuçiq komenton foton përballë Trump: Nuk mund ta shqelmoja karrigen që ma ofroi presidenti amerikan


Aleksandër Vuciq ka thënë se ishte nder për të që të bisedonë në Zyrën Ovale me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Në një intervistë për ‘Avaz’, Vuciq ka komentuar fotografinë ku shihej i ulur në karrige përballë presidentit amerikan.

“Kam provuar që propozimet që janë në interes të Serbisë dhe rajonit të merren parasysh. Nuk është në natyrën time, ta godas shqelm karrigen e të them se po dal jasht. Imagjinoni ndonjë president të vendeve tona të vogla në rajon, ta kenë shansin të flasin në Zyrën Ovale, vetëm me presidentin e Shteteve të Bashkuara, ata ta ofrojnë një karrige dhe ti të thuash: jo më falni, nuk jam i interesuar për këtë karrige, tani do ta shqelmoj dhe do të dal jasht sepse s’më intereson për Amerikën dhe për mua më me rëndësi është të zhdukem nga këtu sesa të ulem në këtë karrigë. Kjo nuk është në natyrën time”, ka thënë Vuciq.