Grenell i reagon fuqishëm Kurtit: Një gjë është e sigurt, ti je çdoherë kundër Amerikës


Emisari Special i SHBA-ve, Richard Grenell i është përgjigjur ashpër kreut të VV-së, Albin Kurti i cili tha se nëse bëhet kryeministër, nuk do ta respektojë marrëveshjen e 4 shtatorit të arritur mes Kosovës e Serbisë.

Grenell i ka reaguar ashpër Kurtit duke thënë se “gjithmonë mund të llogarisni në të kur është fjala për të dalë kundër Amerikës, shkruan lajmi.net.

Madje ia ka përmendur Kurtit faktin se ka qenë kundër ideve të ish-presidentëve amerikanë, George Bush e Barack Obama.

“Një gjë është e sigurtë, ju gjithmonë mund të llogarisni në Kurtin që të jetë kundër SHBA-ve. Ai ishte kundër ideve të Obamas, ishte kundër ideve të Bushit. Simbolika nuk paguan qiratë, atë e bëjnë vendet e punës”, ka shkruar Grenell në Tëitter.