Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër dhe në Qendër Zhupë nuk ka raste të reja me kovid-19, nuk ka të shëruar, por një person 63-vjeçar e ka humbur jetën. Sipas të dhënave të Institutit për shëndet publik në Ohër, deri dje në këto dy komuna jetën e kanë humbur 12 persona, si pasojë nga Kovid-19.
Kjo do të thotë se pacienti i ndjerë është viktima e 13-të nga ky virus i rrezikshëm në rajonin e Dibrës dhe Qendrës Zhupë, prej të cilëve në fazën e parë kanë humbur jetën katër pacientë, ndërsa të tjerët kanë humbur jetën pas 5 qershorit.
Sipas statistikave zyrtare, nga e shtuna e kaluar deri sot në këtë rajon janë regjistruar tetë raste të reja dhe janë bërë 26 testime. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 63 pacientë dhe dy pacientë kanë humbur jetën. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 260, prej tyre 219 janë shëruar dhe numri i rasteve aktive mbetet 28.