Komuna e Strugës kërkon nga Ministria e Arsimit që të mundësojë mësim me prani fizike në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.
Kjo kërkesë vjen pas një takimi me të gjithë drejtorët e shkollave, të cilët kanë konfirmuar se ka kushte për t’i organizuar klasat sipas protokolleve. Në shkollat ku numri i nxënësve është mbi 1000, kërkohet të zvogëlohet kohëzgjatja e orëve.
Shkollat në Strugë dhe Ohër janë duke pritur që Komunat t’i ndajnë termometra dhe dezinfektues.