Mjeku popullor që po pretendon se e ka ilaçin për shërimin e koronavirusit

Mohammad Zaman ka udhëtuar 335 kilometra nëpër postblloqe afgane, duar banditësh dhe rrugë të gjata të pashtruara për të mbërritur në Kabul për të marrë disa shishe me lëngje të ndryshme barishtesh, me të cilat beson se do ta shërojë COVID-19, sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi.

Zamani pretendon se ishte shëruar muajin e kaluar nga sëmundja pandemike pasi kishte pirë lëngun e ofruar nga mjeku i vetëshpallur popullor, Hakim Alokozai, i cili jeton dhe punon në kryeqytetin afgan.Pesëdhjetëvjeçari ka ardhur në Kabul nga krahina e Konduzit. Bashkë ishin edhe dymbëdhjetë udhëtarë të tjerë, të cilët shpresojnë se do të marrin ujëra, me të cilat besojnë se do të shërojnë qindra pacientë që po vuajnë nga virusi, që tashmë ua ka marrë jetën më shumë se tetëqind mijë personave anembanë botës.

“Kisha më shumë se një muaj i sëmurë, zor se mund të merrja frymë. Pas dhjetë ditësh përdorimi të këtij ilaçi m’u tretën të gjitha simptomat”, thekson ai, duke treguar një gotë çaji me lëngun e zi brenda. Ai merr nga trika pika sipas rekomandimit të mjekut popullor.Mst: Mbisundimi i besëtytniveSi shumë afganë anembanë vendit, Zaman dhe familja e tij kanë vuajtur prej asaj që besojnë se ishte COVID-19, por asnjëherë nuk kanë shkuar për kontrolle në spital, duke pirë së pari shurupin për ndaljen e dhimbjeve, pemë dhe ilaçe të ndryshme popullore për ta trajtuar veten në kushte shtëpiake.

“Nuk kemi lënë gjë pa provuar, asgjë nuk pati sukses derisa nuk e morëm këtë ilaç”, tregon Zamani në një intervistë për “Al-Jazeeran”.

Krijuesi i të ashtuquajturit ilaç barishtor, Alokozai, i cili është nga krahina jugore e Kandaharit, ka thënë se Zamani është shembull i mirë se si shurupi i tij, i cili asnjëherë nuk ka kaluar nëpër teste klinike zyrtare, ka shëruar, siç pretendon ai, më shumë se pesë milionë afganë anembanë vendit.

“Kujtdo që ia kemi dhënë, ua ka shpërndarë pesëdhjetë deri njëqind vetave në komunitetin e tij”, ka thënë ai, duke pretenduar se ka trajtuar miliona pacientë. Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi për argumentin e tij.

“Të vetmit njerëz që kanë vdekur nga COVID-19 në Afganistan janë ata të cilët kanë shkuar në spitale”, thekson Alokozai, duke iu referuar më shumë se 1.400 afganëve të vdekur deri tani nga sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi. Këto janë të dhënat e dokumentuara deri tani nga autoritetet vendore.