Lidhur me vendimin e Kosovës për të hapur ambasadën në Jeruzalem, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë e ka quajtur zhgënjyes vendimin e shtetit të Kosovës.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria, u shpreh se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri Hoti dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla ndanë mediat sociale, përveç njohjes reciproke mes Kosovës dhe Izraelit, u kuptua edhe hapja e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.
“Një hap i tillë i Kosovës do të përbënte një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar po krijon zhgënjim edhe dëshprim”, thuhet në në reagimin e MPJT.
Turqia është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën, Turqia ka dhënë mbështetje të madhe gjatë gjithë përpjekjeve për të arritur njohjen ndërkombëtare. Por ne nuk e shohim të drejtë ta ndërtojmë këtë proces kundër ligjit ndërkombëtar dhe veçanërisht mbi vuajtjet e popullit palestinez tokat e të cilit janë nën pushtim.