Hoti: Marrëveshja nuk cenon integritetin territorial të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se me Marrëveshjen e nënshkruar në Washington, nuk cen**ohet integriteti territorial. Sipas tij, SHBA’ja është garanci për këtë.
“Marrëveshja duhet të shihet si vendim drejt arritjes së marrëveshjes finale. Nuk cenohet integriteti e sovraniteti”, thotë Hoti për televizionin publik të Kosovës.

Hoti tha se megjithatë, kërkesa e delegacionit të Kosovës ka qenë në vazhdimësi njohja reciproke, për çka shtoi se këtë kërkesë vazhdojnë ta shtrojnë.
“Kërkesa jonë e vazhdueshme në çdo takim është që të mbyllet dialogu me njohje. Kërkesa e administratës Trump ka qenë për marrëveshje ekonomike. Angazhimi i Trumpit në këtë funksion nuk ka si të bëhet më i qartë, kur menjëherë pas Marrëveshjes, 20 minuta më pas, më mori në zyre dhe na konfirmoi njohjen nga Izraeli”, u shpreh Hoti.