Prindërit e fëmijëve deri në 6 vjeç, të lirë nga puna (VIDEO)

Masa për lirimin e prindërve me fëmijë deri 10 vjeç për momentin vlen vetëm për prindërit e fëmijëve parashkollorë shprehet ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska.

Zgjatje do të ketë edhe për pushimin e lindjes derisa ky vendim të ndryshojë nga Qeveria. Sipas saj çerdhet po i bëjnë përgatitjet e fundit për pranimin e fëmijëve nëpër çerdhe me 9 shtator përkatësisht të mërkurën e ardhshme.

“Ende nuk ka ndryshime në masat e rekomanduara nga Qeveria që do të thotë se për personat e sëmurë kronik, nënat në pushim të lindjes dhe nënat e fëmijëve nga 0 deri në 6 vjeç vlen masa masa për mos të shkuar në punë. Sipas dekretit qeveritar të 8 korrikut prindërit e fëmijëve 6 dhe 10 vjeç- fëmijë shkollorë- janë kthyer në punë. Vetëm prindërit e fëmijëve deri në moshën 6 vjeç mosha parashkollore janë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët e tyre- deklaroi Jagoda Shahpaska- Ministre e punës dhe politikës sociale.