Ka vazhduar gjykimi për rastin “Monstra”. U dëgjua dëshmia e policit të propozuar si dëshmitarë i cili tha se nuk i kujtohet Haki Aziri duke mohuar dhu*nën ndaj tij. Ai më tej ka shtuar se ndaj të akuzuarit Aziri janë ndërmarrë vetëm veprime ligjore si arre*stim dhe njoftim me të drejtat e tij në status të të pandehurit.
Por familjarët akuzojnë për fshehje të provave duke shtuar se tashmë disa herë policët e thirrur në dëshmi deklarojnë se nuk i kujtohet rasti. Gjykimi vazhdon më 10 shtator.