Në Seancën e sotme të dytë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të mbajtur në Shkup, anëtarët e Kabinetit qeveritar miratuan ndryshimet dhe plotësimet e rregullores së punës së Qeverisë për ta formalizuar postin e krijuar më parë, atë të Zëvendës Kryeministrit të parë të Qeverisë i cili është personi që do të zëvendësojë Kryeministrin në të gjitha obligimet.
Grubi që në ditën e parë të punës paralajmeroi ndryshimet në rregulloren dhe ato u realizuan pas dy ditëve me propozim të tij dhe me miratim nga i gjithë kabineti qeveritar.
Neni 1
Neni 5 ndryshohet dhe lexohet si më poshtë:
“Kryeministri zëvendëson Zëvendës Kryeministrin e Parë, dhe në rast të mungesës ose paaftësisë së tij, atëherë Kryeministri zëvendëson një nga zëvendësit e tij i cili do të emërohet nga ai.”
Neni 2
Neni 6 paragrafi (1) ndryshohet dhe lexohet:
“(1) Kryeministri ndihmohet në ushtrimin e të drejtave dhe detyrave të tij nga Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Zëvendës Kryeministrat e tjerë.”
Paragrafi (2) ndryshohet dhe lexohet:
“Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Zëvendës Kryeministrat e tjerë kujdesen për kryerjen e detyrave brenda kompetencës së Qeverisë për çështje të caktuara që do të autorizohen nga Kryeministri. „
Paragrafi (3) ndryshohet dhe lexohet:
“Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Zëvendës Kryeministrat e tjerë do të informojnë Kryeministrin për ekzekutimin (zbatimin) e aktiviteteve në përputhje me paragrafin (2) të këtij neni.”.