Prej se ju thye kafka, 20-vjeçari fiton aftësi të jashtëzakonshme

Sa bën 869,463,853 shumëzim për 73? Një njeri i zakonshëm do të kërkonte makinën llogaritëse për të bërë një veprim të tillë, por 20 vjeçarit Neelakantha Bhanu Prakash i duhen vetëm 26 sekonda që të japë rezultatin: 63,470,861,269.
Bhanu, i njohur në Indi si “ makina llogaritëse njerëzore më e shpejtë në botë, nuk e ka aspak të vështirë të llogarisë shifra marramendëse. Siç transmeton Shqip, ai i përpunon numrat me një shpejtësi mesatare 12 për sekondë, që do të thotë rreth 10 herë më shpejt sesa një tru normal.

Bhanu thotë se është në gjendje të bëjë kalkulime kaq komplekse me shpejtësi marramendëse falë asaj që e quan “praktikë të strukturuar”. Në 15 gusht, djaloshi nga Hyderabadi, u bë aziatiku I parë që fitonte medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Llogaritjes Mendore në Olimpiadën e Sporteve të Mendjes (MSO) në Londër.

Por ka diçka interesante rreth tij: kur ishte fëmijë, në moshën vetëm 5-vjeçare, Bhanu ra nga motori I kushëririt të vet dhe përplasi kokën në rrugë. Nga aksidenti, pësoi thyerje të kafkës, e iu deshën një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale përpara se mjekët ta vendosnin në koma të induktuar që t`i shpëtonin jetën. Kur u zgjua pas shtatë ditësh, mjekët I thanë prindërve se ai mund të ishte ndryshe për gjithë jetën për shkak të këndimeve në kokë, dhe në fakt ashtu ndodhi, por për mirë!