Shilegov jep lajmin e mirë: “Deri të premten s’do të ketë asnjë mushkonjë”


Situata me mushkonjat tashmë është zbutur, thotë Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Ai pret që të premten, kur edhe të përfundojë spërkatja kundër mushkonjave të mëdha të marrin fund edhe vuajtjet e banorëve të Shkupit.

Por, ndryshe nga shumica e qytetarëve, Shilegov thotë se nuk është pickuar nga një mushkonjë gjatë gjithë vitit.

“Sa herë që spërkatim, duhet ta kemi parasysh edhe shëndetin e njerëzve, sepse ju po spërkatni me kimikate dhe kjo është arsyeja pse duhet të jetë në përputhje me protokollet serioze dhe rekomandimet nga autoritetet shëndetësore. Shkupjanët vazhdimisht ankohen se i pickojnë mushkonjat. Dua t’ju pyes, a jeni pickuar nga mushkonjat? – Jo këtë vit. Unë jetoj në Taftalixhe dhe nuk kam dëgjuar që kemi problem, të paktën në lagjen ku jetoj”, deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.