Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se për kohë të shkurt do të largohet objekti i ndërtuar pa leje para Qendrës Tregtare “Mavrovasja”.
Duke u përgjigjur gazetarëve, tha se vendimi do të merret në seancën e sotme të Qeverisë.
“Shumë shpejt do të fillojnë aktivitetet në teren që të përballemi me këtë veprim joligjor që ndodh para syve tonë në qendër të qytetit. Sot do të sjellim vendime konkretet të cilët do t’i kumtojmë pas përfundimit të seancës. Në detajet e vet vendimit do të theksohen hapat ligjore të cilat si Qeveri do të ndihmojmë komunës së Çairit, e cila ka procesverbal se objekti është i ndërtuar pa leje, por nuk ka kompani e cila do të zbatoj vendimin për largimin”, tha Zaev.