Ja kush pritet të jenë drejtorët nga radhët e BDl-së në qeverinë e re


BDl-ja, sipas rezultateve nga negociatat për Qeverinë, ka fituar edhe disa drejtori të rëndësishme.
Me MEPSO-n flitet se mund të drejtojë Musa Xhaferi ose djali i tij Arjanit Xhaferi, kurse me Agjencinë për Komunikime Elektronike, flitet se mund të drejtojë Gazmend Ajdini.

Ish ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, flitet se mund të zgjedhet drejtues i Navigacionit të Maqedonisë kurse pozitën e anëtarit aktual Nazim Bushi në këshillin e drejtorëve në Telekomin e Maqedonisë mund ta marrë Sadulla Duraku.
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore flitet se do të kalojë në duart e Ejup Rustemit, drejtorit aktual të Postës.
Sa u takon posteve që pritet t’i zërë BDl-ja, asnjëri prej emrave të përfolur nuk është konfirmuar zyrtarisht.