Profesor Izet Zeqiri tregon këkesën e tij për qeverinë e re


Profesori universitar, Izet Zeqiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Qeveria e re duhet jashtëzakonisht shumë të përkushtohet në reforma urgjente në arsimin universitar.

Ai pyet se çka po ndodhë me Arsimin e lartë në Maqedonin e Veriut, mos realizimi i reformave të duhura dhe partizimi i skajshëm i Arsimit të lartë për poenë politikë, ka sjellë deri te degradimi i Arsimit universitar, humbje e besimit në universitet, rënie drastike e cilësisë dhe ajo që është me tragjike edhe komercializimin e tij.

“Sot kemi treg të punës që kërkon punonjës profesional, specialistë të lëmenjve të ndryshëm të cilët ne nuk i kemi dhe ajo që është më e keqja edhe nuk i prodhojmë fare, pasi nuk kemi shkolla të larta profesionale. Nëse i referohemi të kaluarës, në vitin akademik 1973/74 kemi pasur 9 shkolla të larta profesionale me 5.317 student, ky numër ka ra 5 shkolla të larta me 1.683 studente në vitin 1993/1994, kurse në vitin 2003/2004 kemi një shkollë profesionale me 960 studentë. Kurse sot kemi 2 shkolla profesionale në me rreth 900 student. Në vend që të kishim një trend të rritjes së prodhimit të profesionistëve në harmoni me kërkesat e tregut të punës në kemi zvogëlim të mbylljen e këtyre shkollave të larta profesionale”, shkruan ai.

Zeqiri thotë se situata është edhe më e vështirë në Arsimin universitar nëse analizojmë numrin e fakulteteve dhe universiteteve të themeluara.

“P.sh. në vitin 1973/74 kemi pasur 11 fakultete me 31.643 student, në vitin shkollor 1983/84 kemi pasur 32 fakultete me 35.916 student, në 2003/04 kemi pasur 29 fakultete me 45.677 student dhe 1538 profesor, kurse në 2017/18 kemi 136 fakultete dhe 2891 profesor. Kjo tregon se për 15 vite janë akredituar apo themeluar 107 fakultete dhe janë prodhuar 1.358 profesor universitar. Që do të thotë se kemi rritje të fakulteteve për 369% dhe rritje të profesorëve për 88%. Ku pjesa dërmuese e fakulteteve janë të universiteteve private të cilat kanë 7.942 studente kundrejt universiteteve publike me 48.788 studentë”, shkruan Zeqiri.