Në Gjermani test PCR për koronavirus 40 euro, në laboratorin e vajzës së Blerim Devollit 200 euro

Është i vetmi laborator privat në mbarë Kosovën që aktualisht bën detektimin molekular të koronavirusit.
Ndonëse janë licencuar dy të tillë nga shteti, aktualisht vetëm “Medical & Laboratory Services” po kryen teste PCR.
Ky laborator, që ndodhet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, siç ka raportuar ekskluzivisht Gazeta Express ditë më parë, është në pronësi të vajzës së biznesmenit Blerim Devolli.

E, sikur të mos i mjaftonte monopoli, laboratori i Vlera Devollit ka caktuar një çmim jashtëzakonisht të lartë për të gjithë ata që duan ta kryejnë një test PCR, për të mësuar nëse janë të prekur apo jo nga Covid-19.
Çmimi për një test të tillë në “Medical & Laboratory Services” është 200 euro, shumëfish më i lartë se në shumë shtete të Evropës.

Në Gjermani, ky test mund të bëhet kundrejt një pagese prej 40 eurosh.
Qytetari Izet Berisha e ka publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook një faturë për test PCR, të lëshuar nga laboratori i Vlera Devollit.
“Çfarë turpi”, ka shkruar ai, duke iu referuar çmimit prej 200 eurosh që ka caktuar laboratori i Devollit për testin për Covid-19.

https://www.facebook.com/izetberisha0/posts/599076417642936