Nuk dolën në fushë e as nuk u grumbulluan me kope të tjera.
Këto dele po qëndrojnë brenda kësaj stalle në Skromë të Vushtrrisë tash e dy ditë për shkak se u sëmurën nga një virus që së fundmi erdhi nga Maqedonia.
Bujkut Jeton Ademi, thotë se nga sëmundja e njohur si “gjuha e kaltër” i ngordhën afro 30 sosh.
Sëmundja që bartet vetëm përmes mushkonjës, arriti edhe tek fqinjët tjerë duke iu shkaktuar mjaft dëme.