Një tjetër tërmet godet Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra


Një tërmet ka goditur Shqipërinë pas mesnatës. Mësohet se lëkundjet e tokës janë ndjerë në zonën e Dibrës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit, tërmeti ka pasur fuqi 3.1 ballë dhe ka rënë në Miresh, 5 km në jugperëndim të Dibrës në thellësinë 6 km. Kohët e fundit tërmete të shpeshta ka pasur edhe në jug të vendit.