Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se nuk do të shpejtojnë lidhur me vendimin për hapjen e shkollave. Ndërkaq, këtu nuk bëjnë pjesë nxënësit nga klasa e parë në të tretën. Përndryshe, varësisht parametrave shëndetësore, ai njoftoi se brenda vitit shkollor, fillimisht mësimin në shkollë do e ndjekin nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës fillore dhe nxënësit e vitit të parë të shkollës së mesme. Më tej, ministri u shpreh se disa vende që shpejtuan në hapjen e shkollave, nuk dhanë shembull të mirë.
“Pamë shumë shembuj të këqinj nga vendet e tjera si Gjermania dhe Izraeli. Shumë nxënës në ambient të mbyllur preudikuan në infektimin e shumë nxënësve të tjerë. Pastaj vijon vendimi për mbyllje të tërësishme ose të pjesërishme të shkollave. Ne duam t’i ikim këtij skenari”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Sa i përket takimit me përfaqësuesit e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Filipçe u shpreh se takimi ka qenë konstruktiv dhe se do ti plotësojnë kërkesat e tyre për arsim të kombinuar, por atëherë kur parametrat shëndetësore do ta lejojnë këtë.
“Ne në fakt kemi model të kombinuar të mësimit dhe atë po e punojmë së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Qëllimi është që të gjithë nxënësit të jenë në shkollë, për shkak se pjesëmarrja fizike në mësime nuk ka alternativë. Jemi të vetëdijshëm që mësimi online është vetëm një mundësi për tani, por duke pasur parasysh se si prioritet e kemi vendosur shëndetin e fëmijëve, shkuarjen e fëmijëve në shkollë po e bëjmë gradualisht”, u shpreh Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Protestën e UNSH-së të paralajmëruar për ditën e hënë, e vlerëson si e drejtë demokratike e shprehjes së mendimin për vendime të qytetarëve. Poashtu ministri Filipçe bëri me dijë se çerdhet mund të nisin me punë nga shtatori. Algoritmi, shtoi ai, është përgatitur, madje edhe përmes paraqitjes së ndonjë rasti me temperaturë tek ndonjë fëmijë.