Kuvendi caktoi seancën numër 10 për të shtunën me fillim në ora 11. Në të njëjtën do të votohet Qeveria e re e propozuar nga mandatari Zoran Zaev.
Mandatari për Qeverinë e re Zoran Zaev sot në Kuvend e dorëzoi propozimin dhe programin e Qeverisë. Programi qeverisës dhe biografia e ministrave do t’ju shpërndahet deputetëve në Kuvend dhe pas shqyrtimit të materialit do të bëhet votimi i Qeverisë së re.