Filipçe: Me kohë do të kemi qasje në vaksinat kur ato kundër COVID-19 do të jenë në dispozicion


Do të kemi qasje në kohë kur vaksina kundër COVID-19 të jetë në dispozicion. Furnizimi për imunizimin e 20 për qind të popullsisë është diçka që aktualisht konsiderohet të jetë sasi e arsyeshme, sipas njohurive aktuale. Ai grup prej 20 për qind të popullsisë përfshin të moshuar, të sëmurë kronikë, fëmijë, etj. Ka grupe rreziku të cilët janë të parët për vaksinim, por natyrisht ne ndjekim njohuritë e reja dhe rekomandimet.

Këtë e thekson ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistë për televizionin Klan, në të cilën ai thekson se furnizimi i vaksinës kundër Kovid-19 për nevojat e vendit do të bëhet përmes mekanizmit KOVAKS pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por edhe përmes ofertës së marrë tashmë nga Polonia, sasitë e nevojshme për vendin do të blihen përmes mekanizmave të Bashkimit Evropian.
Ai thekson se akoma nuk është e njohur as sasitë dhe as se si do të zbatohet shpërndarja sipas vendeve.

Sa i përket vaksinave për gripin sezonal, ai thotë se këtë vit, nga numri i zakonshëm i 28.000 vaksinave, do të blihen 40.000 dhe plus 20.000, të cilat do të merren donacion.
“Pra, do të kemi 60.000 vaksina, dy herë më shumë sesa i kemi pasur vitet e kaluara. Kjo vaksinë do të përfshijë disa grupe rreziku që ne besojmë se duhet të vaksinohen, përfshirë punonjësit shëndetësorë që vendosin ta marrin atë, pasi nuk është vaksinë e detyrueshme. Ne nuk e dimë me siguri nëse do të ketë imunitet të ndërlidhur me të cilin kjo vaksinë do të mbrojë kundër Kovid-19. Vaksina mbron me siguri, pasi është me katërvalentëshe, nga viruset e supozuara të gripit sezonal ose mund të paraqitet formë shumë e butë e sëmundjes, por rekomandohet absolutisht për njerëzit që tashmë kanë sëmundje kronike. Përveç grupeve të rrezikut që do të marrin vaksinën e gripit sezonal falas, do të ketë sasi të caktuara për shitje komerciale”, theksoi Filipçe.