Deklarata e Ivanovskës për Florin Besimin mollë sherri mes Xhaferit dhe Siljanovskës


Dorëheqja e Florim Besimit nga funksioni i deputetit, sipas deputetes së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovskës ka ardhur si rezlutat i deklaratës së kryetares së Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska.

Ndaj kësaj reagoi kryeparlamentari Talat Xhaferi i cili tha se Anti-korrupsioni as nuk është dashur ta komentojë rastin e deputetit Besimi, pasi nuk ka pasur procedurë të parashtruar.
“Unë mendoj se Anti-korrupsioni as nuk është dashur të reagojë siç ka reaguar”, tha Xhaferi.
Siljanovska i reagoi duke thënë se “Anti-korrupsioni ka edhe rol prevenues”.