Australiani Brenton Tarant që mas*akroi vitin e kaluar 51 myslimanë në dy xhami të Zelandës së Re nuk ka treguar pendesë për kr*imet në nisje të seancës ku*ndër tij. Këtë javë gjykata do vendosë nëse 29-vjeçari duhet dë*nuar me bu*rgim të përjetshëm.
Autori i dy sul*meve me ar*më që vitin e kaluar la të vr*arë 51 persona në Zelandën e Re ka dëshmuar se e kishte planifikuar mas*akrën për vite me radhë.
Të hënën, gjykata e vendit nisi seancën katërditore kundër 29-vjeçarit Brenton Tarrant.
Ai përballet me ak*uzën e 51 vr*asjeve 40 tent*ativave për vr*asje dhe për akte te*rrorizmi, duke rre*zikuar minimumi 17 vite heqje lirie dhe mundësisht bur*gim të përjetshëm.
Australiani i tha trupës gjykuese se në 15 marsin e vitit të kaluar kur su*lmoi besimtarët myslimanë teksa faleshin në dy xhamitë e qytetit të Krajstçërçit, qëllimi ishte t’u vinte zj*arrin godinave.
Ai gjithashtu u tregua i penduar që nuk mundi të përmbushë su*lmin në një xhami të tretë, për të shkaktuar edhe më shumë vik*tima.
Në ar*mët automatike që autori përdori në 15 mars, ishte shkruar mes shumë figurave të tjera re*bele të Krishtërimit edhe emri i heroit shqiptar, Skënderbeut për kryengritjet e tij kundër otomanëve.