Koronavirusi mund të mbijetojë te mishi dhe peshku i ngrirë për 3 javë sugjeron një studim i ri. Shkencëtarët tani po paralajmërojnë se ushqimet e kontaminuara mund të shkaktojnë shpërthim të koronavirusit – pasi ai mbijeton në temperaturat e ngrirjes.
Pjesë salmoni pule dhe derri në supermarketet në Singapor u prenë në feta dhe aty u vendosën kampione virusi. Mishi dhe peshku i infektuar u ruajtën më pas në ngrirje për të parë nëse Covid-19 mund të mbijetonte. Ato u mbajtën në kushte që simulojnë temperaturat e përdorura për transportimin e ushqimit mes vendeve të ndryshme – nga minus 4 që është temperatura standarde e ftohjes deri në minus 20 gradë Celsius.
Pas 21 ditësh koronavirusi ishte ende i pranishëm në copat e mishit dhe të peshkut. Shkencëtarët thonë se kjo mund të shpjegojë shpërthimet në vendet që nuk kanë pasur raste të koronavirusit për periudha të gjata si Vietnami Zelanda e re apo pjesë të Kinës. Edhe pse ekspertët janë të bindur se sëmundja nuk transmetohet përmes ushqimit ambalazhi i kontaminuar mund të bëhet shkak për përhapjen e infeksionit.