Hashim Thaçi në stanet e Prevallës, kafe e muhabet me bjeshkatarët


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është tejet aktiv në rrjete sociale.

Ai madje ndanë edhe momente përditshmërie nga jeta, por edhe promovon bukuritë e vendit tonë.

Këtë të dielë Thaçi e ka kaluar në Bjeshkët e Prevallës. Ndërsa është argëtuar në stane me bashkëfshatarë të kësaj pjese.

“Sot, në stanet e Prevallës, me Dedë Perkolën, Bafti Llugaxhiun dhe Shefqet Gashin. I falënderoj për kafen dhe mikpritjen e përzemërt”, shkruan presidenti.