Edhe një viktimë nga koronavirusi në Dibër


Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësië, një person nga Dibra ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin i cili është shëruar në spital. Me këtë vdekje, në Dibër nga coronavirusi kanë humbur jetën nëntë persona. Katër prej tyre në fazën e parë dhe pesë pacientë në fazën e dytë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë regjistruar raste të reja, as pacient të shëruar. Ka 73 raste aktive, dhe pjesa më e madhe është në formë më të lehtë dhe po shërohen në shtëpi, disa po shërohen në spitalin e Dibrës, dhe vetëm disa ndodhen në klinikat e Shkupit”, tha kryetari i Komunës, Hekuran Duka, i cili udhëheq me Shtabin operativ.

Që nga fillimi i pandemisë në Dibër janë infektuar 237 persona. Prej tyre 186 janë në fazën e dytë.
“Ju bëj thirrje të gjithëve t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje, për shkak se armiku ynë i përbashkët është në mesin tonë. Dëshiroj që të gjithë të jemi të kujdesshëm ashtu siç ishim në fazën e parë, ta mbrojmë vete, familjarët tanë, miqtë tanë, fqinjë”, thotë Duka./Telegrafi/