Ja sa shtetas të Maqedonisë kanë shkuar për plazh në Shqipëri gjatë ditës së sotme


Qytetarët e Maqedonisë vazhdojnë të pushtojnë plazhet e bregdetit shqiptar, përfshirë këtu Durrësin, Vlorë dhe Sarandën. Dendësia e madhe edhe sot është vërejtur në vendkalimin kufitar Qafëthanë, ku vetëm para dite në Shqipëri kanë hyrë mbi 3.000 udhëtarë.

“Vetëm në orët e hershme kaluan mbi 3.000 udhëtarë, kryesisht shtetas të Maqedonisë, por kishte edhe shtetas të vendeve tjera. Gjatë ditës së djeshme dhe sot kanë kaluar mbi 12.000 persona”, informojnë nga Drejtoria për Kufi dhe Migrim.

Ata shtojnë se për t’u zhvilluar në mënyrë normale lëvizja e automjeteve ka disa sportele në të cilat punohet. Në pjesën e Shqipërisë ka 6 sportele, ndërsa Maqedonia ka 5 sportele./Telegrafi/