Vdes anëtari shumëvjeçar i LDK-së


Sot ka vdekur aktivisti dhe anëtari shumëvjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Salih Hajdini.
Lajmin e ka bërë të ditur, nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Beqiri ka shkruar se më pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e Hajdinit, duke shtuar se ky i fundit ishte veprimtar i madh dhe i palodhshëm.

https://www.facebook.com/Ismet-Beqiri-1776091339290077