Vendi që paguan turistët me nga 3000 dollarë nëse infektohen me koronavirus


Pas disa muajsh në karantinë dhe me të ardhura fare të pakta për turizmin, disa vende po bëjnë gjithçka për të tërhequr turistët e huaj.
Për shembull, Kankuni në Meksikë ka nisur një fushatë ku ofron dy netë falas akomodimi për çdo dy netë të paguara, ndërkohë që nëse udhëtoni çift, paguan biletën e avionit për një person të tretë.

Përveç ofertave joshëse, shtetet po mundohen që të bindin turistët se vendi i tyre është i sigurtë nga pandemia e koronavirusit. Një gjë të tillë po e bën Uzbekistani, që ka ofruar dëmshpërblim për çdo turist që preket nga Covid-19 ndërkohë që po kalon pushimet aty.
Bëhet fjalë për një shumë prej 3000 dollarësh nëse prekesh nga virusi. Presidenti i vendi ka thënë se vendi i tij është aq i sigurtë sa nuk do të ketë aspak shpenzime për dëmshpërblimin e turistëve.