Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, me karton të gjelbër votoi “pro” rizgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të Kuvendit, edhe pse në hyrje të Kuvendit, para se të fillojë seanca konstituive deklaroi se Xhaferi do të mbahet mend si kryeparlamentari që amnistoi Trajko Veljanoskin.
“Do të mbahet mend se është kryetar i vetëm që ka amnistuar një kriminel si Trajko Veljanoski”, theksoi Muhamed Zekiri, deputeti i LSDM-së.