Zhvillime në VMRO, kërkohet dorëheqja e Mickoskit dhe Kongres i jashtëzakonshëm

Në VMRO-DPMNE është formuar një Këshill iniciues i cili kërkon që kryetari Hristian Mickoski të jep dorëheqje për shkak humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Ata thonë se fajtori kryesor për humbjen është pikërisht Mickoski. Kërkesa e tyre është që të mbahet Kongres i jashtëzakonshëm në të cilin do të zgjidhet kryetari i ri

“Për formimin e kësaj qeveri, fajtor është ai që mundeshe dhe duhej të ofroj politika të mirënjohura të cilat do t’i bashkojnë dhe tërhjekin të gjithë qytetarët. Fajtor është ai i cili nuk shfrytëzoi kapacitetet e partisë dhe ka forcuar ndarje. Fajtor është ai i cili nuk arriti të ndërtoj qëndrim për të gjithë. Fajtor për humbjen e VMRO-së është Mickoski”, kanë thënë nga Këshilli iniciues.

Sipas tyre duhet të caktohet Kongres i jashtëzakonshme në të cilët do të zgjidhet kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së.