Infektologu francez Didier Raul, ka nxitur polemika sërish pasi deklaroi se bota nuk ka nevojë më për vaksinë, ngase virusi nuk është më i dëmshëm si më parë.
“Nëse sëmundja mbetet siç është tani, unë nuk mendoj se dikush do të dëshirojë të vaksinohet kundër diçkaje që nuk vr*et”, tha infektologu francez duke shkaktuar polemika të shumta
Ai gjithashtu deklaroi se virusi tani është shumë më i padëmshëm sesa në shkurt ose mars.
Në të njëjtën kohë, profesori i famshëm nga Marseja theksoi se kjo nuk do të thotë se ai është kundër vaksinës e vaksinimit.
Raul shpjegon rritjen e numrit të rasteve pozitive kohët e fundit me faktin se tani janë duke u testuar më shumë njerëz.
“Kjo sëmundje nuk është më vdekjeprurëse sesa sëmundjet e tjera virale të frymëmarrjes, shkalla e vdekshmërisë është nën dy përqind”, tha Raul, i cili është drejtori i Klinikës Mesdhetare Infektive të Sëmundjeve në Marsejë.
Problemi, sipas tij, lind sepse ky virus është i panjohur. Ai nuk qëndroi “në vijë” edhe kur bëhet fjalë për maska. Raoul, megjithatë, beson se do të ishte më mirë nëse rekomandohej mbajtja e tyre, dhe jo të imponohej si detyrim, duke besuar se kjo mund të krijonte konflikte në shoqëri.
Shumë nga kolegët e tij francezë e kritikojnë për atë që tha, duke theksuar se gripi dhe Covid-19 nuk mund të jenë të njëjtë, për më tepër ata e kanë kritikuar atë për këto deklarata pikërisht kur shumë shtet po përgatiten të përballen me një valë të dytë të koronavirusit.