Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka vdekur Adnan Gashi, zyrtar i lartë në kompaninë “Birra Peja”.
Gashi ishte infektuar nga COVID-i ditë më parë, dhe po trajtohej intensivisht në spital.
Lajmin e ka konfirmuar vajza e tij, Orinda Gashi, në rrjetin social Facebook.
“Sot na u shua drita e syve,një yll u rrëzua nga qielli.Shpejt ike!Ishim,jemi dhe do t’krenohemi gjithmonë për fjalët dhe veprat e tua!.Babi!!!Vështirë të shkruaj për ty ,shkove por nuk u ktheve më.Shpresuam shumë që përsëri do na e kthesh lumturinë,shpresuam që do t’vazhdojmë harmoninë tonë.Babiiiii!!!!!!Pusho i qetë!!!”, ka shkruar ajo.
Më 11 të këtij muaji, betejën me COVID e humbi edhe drejtori i “Birra Peja”, Ernest Jusufi.
Ndryshe, Kosova po kalon në fazën më kritike me COVID, pasi numri i vdekjeve është më i larti në rajon. Vetëm dje vdiqën 9 persona.