Para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident i rëndë ku janë lënduar 7 persona.
Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se pak para orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në zonën e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku janë përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e deritanishme, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Njësitet relevante policore janë duke hetuar me rastin”, tha Kelani.