Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro shpërndarës nesër pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e konsumatorëve të komunave Kisella Vodë, Aerodrom dhe Gjorçe Petrov, kumtojnë nga QRMK.
Nga ora 9.30 e deri në 12.30 pa energji do të do të jenë konsumatorët e bulevardit “Boris Trajkovski” p.n. objekti i GRAND EKSPORT dhe DEON AS në qarkun i ish fabrikës “Staklara” dhe objektet tjera në afërsi të drejtpërdrejt të Komunës së Kisella Vodës.
Në periudhën nga ora 8.30 e deri në 12.30 pa energji elektrike do të jenë rruga “Sava Dinkova” në lagjen Draçevë në Komunën e Kisella Vodës, nga ora 09.00 e deri në 14.00 një pjesë e rrugëve me numër 1 në fshatin Lubin, në Komunën e Sarajit, nga ora 8.30 e deri në 15.00 rruga “Todor Çangov” në Komunën e Aerodromit, ndërsa nga ora 9.00 deri në 14.00 një pjesë e rrugës “Gjorçe Petrov” në Komunën e Gjorçe Petrovit.