Meqë viti i ri shkollor do të vazhdojë online sikurse gjysmë vjetori paraprak, Qeveria do të sigurojë IT mjete për klasat, që video –leksionet të ndiqen online nga shtëpia.
Kështu deklaroi ministri i Arsimit Arbër Ademi nga konferenca për media.
Në çdo klasë do të instalohen kamera që nxënësit që janë në shtëpi të mund ta ndjekin orën mësimore në kohë reale, të cilën e udhëheq arsimtari/profesori.