Vjosa Osmani flet për nënën e saj infermiere: Po rrezikojnë veten për neve


Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka ndarë një fotografi të nënës së saj, e cila me profesion duket të jetë mjeke.

Osmani ka shkruar se nëna e saj 63-vjeçare është në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë bashkë me mijëra infermierë e punonjës kundër COVID-19.

“Mami 63-vjeçare në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë bashkë me mijëra infermierë mjekë e punonjës shëndetësorë të cilët rrezikojnë veten për ne” ka shkruar Osmani.
Vjosa Osmani gjithashtu ka bërë thirrje te të gjithë qytetarët për respektimin e masave duke thënë se në këtë betejë duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësorë.