Reparti i onkologjisë hap “dhomën e qetë”, fëmijët me kancer do të kenë hapësirë për lojë

Në Klinikën e Fëmijëve – Repartin e onkologjisë, u promovua e ashtuquajtura “Dhoma e qetë”, me qëllim që fëmijët e sëmurë nga kanceri të kenë ambient sa më të mirë ku do qëndrojnë dhe luajnë gjatë shërimit të tyre.
Përveç kësaj dhome, në plan është edhe renovimi i tërësishëm i Klinikës së onkologjisë ku fëmijët e prekur nga kanceri duhet të qëndrojnë një kohë të gjatë për marrjen e terapive.
“Në plan kemi renovimin e tërësishëm të repartit hematoonkologjik, tani në rrjedhë e sipër janë disa donacione. Ka donatorë që me të vërtetë ndihmojnë shumë, shpresoj se do arrijmë t’i përmirësojmë kushtet për  fëmijët dhe prindërit që gjatë kohë qëndrojnë në repartin tonë gjatë procesit të shërimit”,- tha u. d. drejtoreshë e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Katerina Stavrevic.
“Së shpejti do të fillojmë realizimin e një projekti të ri ku do të ndërtojmë ambient për qëndrim për prindërit dhe do t’iu dedikohet prindërve që qëndrojnë më gjatë në spital dhe do të sigurojmë edhe fjetjen pa pagesë. Po ashtu përmes një projekti tjetër do të mundohemi që fëmijëve dhe prindërve t’u ofrohen ndihmë psikosociale gjatë procesit të shërimit”,- theksoi kryetarja e Shoqatës Sanos, Marija Tasev.
Përskaj nevojave tjera, Reparti i onkologjisë ka nevojë edhe për kondicionerë shtesë që fëmijët e sëmurë më lehtë të përballojnë temperaturat e larta, u tha me këtë rast.