Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka vendosur që të ndalojë mbajtjen e qenëve si kafshë shtëpiake në kryeqytetin Penian. Një burim për media të Koresë së Jugut raporton se lideri suprem e ka marrë këtë vendim në korrik dhe prapa tij mund të fshihet një fakt i frikshëm.
Kim ka justifikuar vendimin duke thënë se qentë si kafshë shtëpiake janë dëshmi borgjeze. “Populli i thjeshtë rrit derra dhe bagëti ndërkohë që zyrtarët e lartë posedojnë kafshë shtëpiake si qentë. Diçka kjo qe ka sjellë pakënaqësi tek shtresat e ulta” mësohet të ketë thënë Kim Jong Un. Sipas dëshmive, forcat e sigurisë po kalojnë nga shtëpia në shtëpi për t´u marrë qentë familjeve edhe fo*rcërisht.
Por ak*uzat “borgjeze” ndaj qenve dhe pronarëve të tyre në fakt mund të fshehë diçka edhe më të rëndë. Kafshët dyshohet se mund të shërbejnë si ushqim për një vend të izo*luar politikisht dhe nga COvid-19 dhe që ka kaluar sezone thatësire që kanë zvogëluar së shumti rezervat ushqimore.