Europa drejt mbylljes, rregulla të reja në çdo vend


Ndërsa rastet e të infektuarve me koronavirus vijojnë të rriten, vendet kanë filluar të vendosin kufizime të reja për parandalimin e Covid-19. Çfarë po bëjnë ? Franca: Në disa rajone ka ndaluar grumbullimin e shumë personave Bl*lokimi i Francës u vendos në 17 mars, por kufizimet filluan të lehtësohen në 11 maj. Spanjë: Paralajmërimet e udhëtimit pas rritjes së numrit të infektuarve Më 4 maj, Spanja përcaktoi planin e saj për të filluar lehtësimin e një prej bllok*imeve më të rrepta në Europë.

Gjermania: Testimi i detyrueshëm në aeroport Gjermania filloi të lehtësojë bllo*kimin e saj në muajin prill, duke lejuar hapjen e dyqaneve të vogla. Në maj, dyqanet e të gjitha madhësive dhe shkollave filluan të rihapen. Testimi në aeroporte tani është i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet me rrezik të lartë.

Itali: Klubet e natës dhe vendet e kërcimit të mbyllura
Bllo*kimi i rreptë i Italisë filloi në 7 Mars dhe u hoq gradualisht dy muaj më vonë. Autoritetet urdhëruan mbylljen e të gjitha sallave të kërcimit dhe klubeve të natës që nga data 17 gusht.Gjithashtu qytetarët tani duhet të vendosën maskë nga ora 18:00 deri në 06:00 me kohën lokale në të gjitha hapësirat publike në të gjithë Italinë, ku distancimi social nuk është i mundur.

Portugalia: Klubet e natës mbeten të mbyllura Portugalia ka pasur më pak raste të koronavirusit dhe vd*ekje krahasuar me disa kombe të tjera të Europës Jugore Hotelet janë rihapur por klubet e natës vazhdojnë të mbeten të mbyllura. Greqi: Testimi në aeroport dhe kufi i detyrueshëm për të gjithë pasagjerët.