​Presidenti i Portugalisë ndihmon në shpëtimin e dy grave në det


Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa 71 ndihmoi në shpëtimin e dy grave, kajaku i të cilave u përm*bys në provincën Algarve. Në foto, shihet teksa presidenti po notonte drejt grave që ishin larguar nga rrymat e detit.

Ai më vonë u tha gazetarëve se rrymat detare i kishin tërhequr ato larg nga plazhi. Rebelo de Sousa aktualisht është me pushime në provincën jugore të Algarve duke promovuar kështu turizmin portugez. Ekonomia e Portugalisë është shumë e varur nga sektori i turizmit, i cili është g*oditur shumë nga pandemia e koronavirusit. Presidenti foli me gazetarët në plazhin Praia do Alvor kur vuri re gratë në an*kth.