Lu*fta është çështje momenti, Rusia mund të fillojë pushtimin e Bjellorusisë

Protestat e fundit në Bjellorusi kundër Presidentit Lukashenko cilësohen si një situatë e ngjashme me revolucionin kundër Janukoviçit në Ukrainë nga gazetari i BBC Steve Rosenberg. Sipas tij ka një paralele mes protestave në Bjellorusi dhe asaj që ndodhi në Ukrainë nisur edhe nga fakti se përballë gjendet një Rusi e cila është e gatshme madje është e ftuar që të ndërhyjë.

Në vitin 2014 kur shpërthyen protestat kundër Presidentit pro-rus Janukoviç në Ukrainë, Rusia ndërhyri duke pushtuar Krimenë ndërsa forca paramilitare të mbështetura prej saj kundërshtojnë ende me armë qeverinë aktuale në Ukrainë. Megjithatë sipas Rosenberg në raport me Rusinë situata ndryshon pak në Bjellorusi krahasuar me Ukrainën.

Sipas tij, bjellorusët janë mërzitur me presidentin Lukashenko, por aty nuk ka një qasje për të zgjedhur mes Perëndimit dhe Rusisë, pasi në vend mbizotëron qasja pro-ruse. Megjithatë, shton ai, Rusia mund të ndërhyjë nga momenti në moment me forca ushtarake kundër opozitës që kërkon largimin e Lukashenkos për të çimentuar pozicionimin pro-rus të këtij vendi./abcnews