Përballja në Mesdhe, Erdogan: Nuk do të tërhiqemi!


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia nuk do të tërhiqet para paralajmërimeve për sa*nksione dhe as para inkursioneve në një territor të cilin ajo e pretendon si të vetin në Detin Mesdhe ku ajo dhe Greqia anëtare e BEsë janë mbërthyer në një ballafaqim mbi të drejtat për shpimkërkim në një territor të diskutueshëm.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian thanë të premten pas një takimi të kërkuar nga Athina se veprimet e Ankarasë ishin antagoniste dhe të rrez*ikshme. Ten*sionet mes dy vendeve anëtare të NATO-s Greqisë dhe Turqisë janë shtuar këtë javë pasi Turqia dërgoi një anije kërkimi të shoqëruar nga anije luf*tarake për të analizuar një zonë në Mesdheun lindor mbi të cilën të dyja vendet kanë pretendime territoriale. “Ne nuk do të përulemi kurrë përballë banditërisë në pjesën tonë të territorit. Nuk do të dorëzohemi para gjuhës së sa*nksioneve dhe k*ërcënimeve” tha Presidenti Erdogan në qytetin verilindor të Rizës. Anija e kërkimit Oruc Reis që ndodhet mes Qipros dhe ishullit grek të Kretës do të vazhdojë punën deri më 23 gusht shtoi ai.